keto ushqime djegin dhjamin.
Ushqimet qe djegin dhjamin. Për të rënë në peshë çdokush duhet të dijë momentin kur trupi i tij djeg yndyra. Stina e ngrohtë është në prag, e bashkë me të edhe dëshira për të qenë në formë. Për këtë duhet të dimë se: • Nëse një person do të konsumojë një qitro (grejpfrut) në çdo vakt (pa shtese sheqeri), do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave.• 3 kokrra në ditë mollë dhe dardha kufizojnë sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat. • Çaji i gjelbër rrit metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për djegien e yndyrave. • Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë. • Erëzat djegëse rrisin metabolizmin dhe pakësojnë gërryerjen nga uria. • Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit, transmeton Telegrafi. • Drithërat e plota janë të mrekullueshme për sheshimin e bark...