EREZAT
EREZAT
Klasifikimi dhe llojet e erezave
Frutat e thata ose farat, te tilla si :mustarde,koper dhe piper i zi Lule te thata si karafili Levozhgat , te tilla si e kanelles dhe kajsis Aril, te tilla si arremyshku Rizomat , te tilla si xhenxhefili, shafrani i Indise dhe galingale
Histori
Të pajisura me veti terapeutike, ato janë njohur nga egjiptianët, grekët dhe romakët e lashtë prej shekujsh. Erëzat, përveçse trashëgimtare të historisë antike, janë produkte natyrale që mund të na shërojnë, duke ndihmuar trupin tonë dhe ndryshuar karakteristikat e ushqimeve tona. Fjala "erëza" daton që nga shekulli XII dhe vjen nga latinishtja. Ajo shërbente për të treguar një mall special, me vlerë që ndryshonte shumë nga ai i zakonshmi. Fjala që nisi të modifikohej me kalimin e kohës arriti të merrte kuptimin që ka sot, domethënë atë të substancave bimore me origjinë orientale, që përdoren në kuzhinë. Me pak fjalë, substanca fisnike, të rezervuara për të pasurit dhe të fuqishmit, të mbledhura mister, të cilave u atribuoheshin dhe veti magjike. Në kohët e vjetra mendohej se "aromat vijnë prej grimcave të vogla që prej tokës ngjiten në qiell". Erëzat, në fakt, janë njohur dhe përdorur qysh prej antikitetit jo vetëm për të ndryshuar shijen e ushqimeve, por edhe për t‘i bërë efikase dhe më të pëlqyeshme medikamentet, për t‘u dhënë më shumë aromë parfumeve dhe për të nderuar Zotat. Në Egjipt, për shembull, erëzat përdoreshin shumë, duke nisur që nga bimët aromatike. Megjithatë, këto produkte u rezervoheshin faraonëve, princërve dhe priftërinjve, e mbi të gjitha kishin një funksion "pajtues", por nuk ka asnjë njoftim për përdorimin e tyre në kuzhinë. Në Greqinë antike, sipas një historiani të asaj kohe, tregtia e erëzave ishte shumë e gjallë dhe i ishte besuar një karvani që kalonte ngadalë nga Arabia, për të ardhur nga India drejt Egjiptit dhe brigjet libano-siriane. Në shekullin e katërt ishin grekët ata që nxorën në pah përdorimin kulinar, përveçse terapeutik, të erëzave: nëse nga njëra anë Hipokrati i përdorte erëzat si bazë të medikamenteve, nga ana tjetër botaniku Teofrasto deklaronte se erëzat kanë një tjetër funksion, atë të favorizimit të tretjes. Romakët trashëguan nga grekët përdorimin e erëzave, që vazhdoi në gjithë periudhën e mesjetës, kur ato nisën të përdoreshin edhe për të ngjyrosur veshjet, pikturuar lëkurat e kafshëve të vrara dhe për përgatitjen e bojërave. Sigurisht që më i përhapuri dhe më i përdoruri ishte piperi. Piperi është përdorur si erëz në Indi dhe kultivuar për herë të parë në Malabar, po në Indi. Ai ishte një mall i bekuar dhe shpesh quhej edhe ari i zi, sepse përdorej si mjet shkëmbimi. Në Greqi, në shekullin IV para Krishtit, këtë bimë pak të njohur, por tepër të shtrenjtë, vetëm të pasurit mund ta blinin. Atëherë, ashtu si edhe sot, te speciet bënin pjesë farat, frutat, rrënjët, lëkurat e bimëve të ndryshme, që nga pikëpamja ushqimore përdoren për t‘i dhënë shije një ushqimi. Shumë nga këto substanca kanë përdorime të tjera, si konservimi i ushqimeve, në mjekësi, rituale fetare, kozmetikë apo parfumeri. Erëzat dallojnë nga bimët aromatike të kuzhinës. Këto të fundit janë pjesët e gjelbra apo fletët e freskëta të bimëve, të përdorura për t‘u dhënë shije ushqimeve
Comments
Post a Comment