Te ushqyerit shendetshem

Si te gatuajme shendetshem




rregullat

Të mësosh të ushqehesh shëndetshëm është një aspekt shumë i rëndësishëm për jetën tonë, pasi një ushqim i shëndetshëm do të thotë të kujdesesh jo vetëm për organizmin por edhe për pamjen fizike.
Po çfarë do të thotë të hash shëndetshëm dhe mbi të gjitha si të ndërtosh një mënyrë të ushqyeri të ekuilibruar?
Hapi i parë për të ngrënë shëndetshëm është padyshim që të kuptosh mënyrën se si ushqehesh aktualisht. Kur kuptojmë se si hamë, duhet të zëvendësojmë ushqimet e dëmshme me ato që ne e dimë që janë të shëndetshme.
Shumë e rëndësishme është edhe të kuptosh se për sa kalori ka nevojë organizmi jonë; mund të ndodhi që ne hamë shumë, ose shumë pak në krahasim me sa kemi nevojë në të vërtetë. Për të caktuar se për sa kalori ke nevojë mirë është të marrësh këshillën e një eksperti.
Ndërkaq një nga rregullat thelbësorë të një ushqyerje korrekte është edhe hidratimi i përditshëm. Kjo do të thotë se duhet të nisni të pini të paktën 2 litra ujë në ditë. Mundohuni të shmangni pijet e gazuara që përmbajnë sheqerna dhe nuk e largojnë etjet.
Një rregull shumë i mirë është edhe ai që të hani pesë vakte në ditë, dy vakte të plota, dy të ndërmjetme dhe mëngjesin. Duke ngrënë në sasi të vogla herë pas here, lehtësoni tretjen.
Mos harroni asnjëherë të hani mëngjes është pikërisht mëngjesi që e ndez metabolizmin duke e mbajtur aktiv përgjatë gjithë ditës. Gjitashtu duhet të mësoni të hani ngadalë. Stomakut i duhen 15 minuta t’i komunikojë trurit se është ngopur. Në këtë mënyrë do të shmangni që të hani me tepri.
Mos harroni asnjëherë të pasuroni ushqimet me perime dhe fruta, kufizoni përdorimin e kripës të cilën mund ta zëvendësoni me përdorimin e erëzave të ndryshme që i bëjnë akoma më të shijshme 

Comments

Post a Comment

Popular Posts