Aromë meksikane

Aromë meksikane


Cilat janë gatimet më të veçanta të kuzhinës meksikane? 
Të gjitha gatimet janë të veçanta, pasi ofrojnë një shije ndryshe nga e zakonshmja. Më e preferuar është chimichanga (çimiçanga), e cila është e përbërë nga mishi i pulës i marinuar me shumë erëza dhe me perime, i shoqëruar me salca të ndryshme. Salcat janë pikante dhe kanë influencë nga gjithë kuzhinat e botës. Kuzhina meksikane identifikohet me erëzat dhe brumin. Nuk kuptohet një pjatë meksikane pa brumë. Erëzat cajun (keizhën) janë baza e erëzave. Cajun është një përzierje e 20 erëzave të ndryshme. Tortia është baza e çdo pjate, e cila ngjan me petën e byrekut që bëjmë ne në Shqipëri, por është pak më e trashë. 

Cilët janë përbërësit kryesorë të kësaj kuzhine? 
Përbërësit në kuzhinën meksikane janë pak a shumë të njëjtë me kuzhinën shqiptare dhe me kuzhinat e tjera, por diferencën e bën mënyra se si trajtohen këta përbërës dhe sesi kombinohen me njëri-tjetrin. Mishrat me erëza, salcat pikante dhe kombinimi i tyre me brumërat i jep asaj origjinalitet dhe veçanti. 
A i preferojnë kryeqytetasit ushqimet meksikane? 
Pjatat janë të shijshme, të shëndetshme dhe të lehta. Ka kombinime të ndryshme të mishit me sallatën, të cilat nuk i gjen në kuzhinat e tjera. Sallatat janë unike për mënyrën e marinizmit dhe përzierjes me salca të veçanta. Këto salca përgatiten në çast dhe kanë përbërës ekzotik si guakamole dhe avokado, lime dhe cilantro. Çdo ushqim në kuzhinën tonë është i freskët dhe plot aromë. Kombinimet e erëzave ne i krijojmë vetë në kuzhinë dhe ato i japin një shije shumë të mirë ushqimit. Drithërat dhe groshët me ngjyrë zihen në çast dhe nuk janë të konservuara. Është krijuar një mit që çdo ushqim meksikan është pikant, por kjo nuk është e vërtetë. Shija pikante varet vetëm nga salcat që e shoqërojnë këtë ushqim, sasia e të cilave është në varësi të shijes së klientëve. Ushqimet meksikane mund të shoqërohen me birrë, tekila, margarita, mojito dhe koktejet me limë. 

Comments

  1. Presim te na sjellesh dicka te till te ne :) Fantastike si gjithmon!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular Posts