keto ushqime djegin dhjamin.
Ushqimet qe djegin dhjamin.
Për të rënë në peshë çdokush duhet të dijë momentin kur trupi i tij djeg yndyra.
Stina e ngrohtë është në prag, e bashkë me të edhe dëshira për të qenë në formë. Për këtë duhet të dimë se:
• Nëse një person do të konsumojë një qitro (grejpfrut) në çdo vakt (pa shtese sheqeri), do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave.• 3 kokrra në ditë mollë dhe dardha kufizojnë sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat.
• Çaji i gjelbër rrit metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për djegien e yndyrave.
• Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë.
• Erëzat djegëse rrisin metabolizmin dhe pakësojnë gërryerjen nga uria.
• Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit, transmeton Telegrafi.
• Drithërat e plota janë të mrekullueshme për sheshimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës bukë gruri me miell dhe krunde.
• Konsumoni sa më shumë peshk. Ai është burim i mrekullueshëm i proteinave të varfra, por në të njëjtën kohë është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3. /Telegrafi/
Comments
Post a Comment