EREZAT(PT2)

                        EREZAT(PT2)

Erëzat më të përdorura:


Karafili
Kjo erzë përftohet duke tharë sythin e pambyllur të lules së një peme të gjelbër tropikale. Përdoret gjithmonë i thatë, i plotë ose pluhur. Ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve
Vanilja
Bishtaja e gjatë me ngjyrë të errët është fryt i një bime me origjinë nga Amerika Qendrore. Zakonisht përdoret për aromatizimin e lëngjeve gjatë zierjes
Piperi
Origjina e tij mendohet se është aziatike. Si bimë e familjes së piperaceave, kultivohen frutat e saj, të cilat kur thahen përdoren si erëza. Kur mblidhet i papjekur ka ngjyrë jeshile
Kanella
Përdoret korja e pemës, e prerë dhe e tharë në diell. Me origjinë nga Sri Lanka, përdoret e gjitha ose e thërrmuar, në ëmbëlsira dhe likere
Trumza
Prej saj mund të nxirret vaji balsamik, që zakonisht përdoret për të gjitha gatimet e peshkut. Përdoren gjethet dhe lulet e saj
Xhenxhefili
Përdoret si në kuzhinë, ashtu edhe në fitoterapi. Japonezët e përdorin për të marinuar peshkun, ndërsa njihet për vetitë e tij në lehtësimin e dhimbjeve të barkut
Anason
Është një pemë me origjinë nga Kina. Frutat e saj përdoreshin shumë nga indianët dhe kinezët. Përdorej në vend të çamçakëzit, për të aromatizuar gojën 6 %Rritja e konsumit në një vit
Rigoni
Mjaft i ngjashëm me maxhoranën. Rigoni ka një aromë shumë më të fortë. Është ndër ato pak erëza që e ruajnë mirë aromën edhe kur thahen, prandaj nuk ka rëndësi nëse nuk e gjeni të freskët
Maxhorana
Shija aromatike e maxhoranës shkon shumë në salcat me bazë peshkun dhe te zarzavatet. Nuk arrin të thahet mirë, prandaj këshillohet të përdoret e freskët
majdanozi
majdanozi është shumë i pranishëm në kuzhinën italiane dhe është një nga ato erëza që nuk duhet të mungojë kurrë. Përdoret gjithmonë i freskët, pasi i tharë e humbet aromën, por për fat nuk mungon kurrë në treg
Speci i kuq
Ka lloje të ndryshme, si për nga forma, ashtu dhe për nga fortësia e shijes. Në kuzhinë ai përdoret si erëz e tharë, e plotë ose e grirë
Shafrani
Në treg paraqitet në dy forma: në pluhur, që i shtohet përgatitjes siç është, ose i tretur me pak ujë apo lëng. Thekët e shafranit, nga ana tjetër, lihen për gati një orë në pak ujë dhe përdoren bashkë me lëngun e tyre. Si produkt i shtrenjtë ai përdoret në doza shumë të vogla. Shafrani konsiderohet nder erezat me te shtrenjta...
Arrëmyshku
E kultivuar në juglindjen aziatike, përdoret për aromatizimin e ëmbëlsirave, salcave, të mbushurave dhe kokteileve. Gjendet si pluhur, por meqë substancat aromatike i humbasin shpejt, preferohet të blihet e plotë, duke e ruajtur në kuti të mbyllur mirë
Gjethe dragoi
Gjethet e thara dhe majat e lulëzuara kanë një aromë të lehtë dhe u japin shije pjatave me peshk, mish dhe sallatave. Shtohet e freskët përpara se të shërbehen pjatat, sepse e zier e humbet aromën.

Comments

Popular Posts