Kanella

                              Kanella
Kanella nxirret nga lëvorja e një peme dhe përdoret në kuzhinë e në mjekësi.
Në të shkuarën, kanella konsiderohej si një produkt me vlerë si ari, bizhutë dhe mëndafshi.
Efektet pozitive të kanellës
Kanella përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Sipas studimeve të ndryshme, rezulton se kanella është një medikament i efektshëm. Ajo bën të mundur të luftohet kundër kancereve të stomakut, kockave, zorrës së trashë dhe leucemisë. Një kurë prej të paktën një muaji, me 3 lugë kanellë dhe mjaltë në ditë, mund të japë rezultate të ndjeshme për reduktimin e shumimit të qelizave kanceroze. Kanella lufton diabetin dhe ul nivelin e glicemisë, trigliceridës dhe kolesterolit.
Personat me një nivel të lartë kolesteroli mund të konsumojnë rregullisht pluhur kanelle me mjaltë e çaj. Për disa orë, niveli i kolesterolit ulet e 10%. Duhet të përdoren 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 3 lugë kafeje me kanellë. Kjo përzierje duhet të përdoret rregullisht 3 herë në ditë. Kanella përdoret edhe për kurimin e artritit. Përdorimi i pluhurit të kanellës në të gjitha vaktet e përditshme bën të mundur të qetësohen dhimbjet. Kanella është një produkt i efektshëm kundër inflacioneve, kundër mikrobeve dhe baktereve. Ajo forcon sistemin imunitar. Shëron ftohjet dhe gripin.
Kanella vepron edhe kundër problemeve kardiake dhe kundër hipertensionit, ka efekte pozitive në sistemin e frymëmarrjes, të urinës, të tretjes dhe në atë gjenital. Kanella përmirëson kujtesën dhe përqendrimin. Era e keqe e gojës mund të trajtohet duke bërë gargarë me ujë të ngrohtë ku hidhet një lugë gjelle pluhur kanelle dhe një lugë gjelle mjaltë.
Përdorimi i kanellës bën të mundur të përmirësohet qarkullimi i gjakut. Kështu, duke pirë rregullisht 3 herë në ditë një lëng të përbërë nga ujë i zier, një lugë kanellë dhe 4 lugë mjaltë, mund të ngadalësohet fenomeni i plakjes. Përdorimi i kanellës dhe mjaltit bën të mundur të eliminohet yndyra e të bihet në peshë.

Comments

Post a Comment

Popular Posts